Supermakina që kushton 17 milionë euro bëhet si ‘kuti shkrepse’; AKSlDENTl i bujshëm (VlDE0)

Imazhet që qarkullojnë në ueb janë ato që një entuziast i supermakinave nuk do të dëshironte kurrë t’i shihte. Të th yhet zemra, në fakt, të vëzhgosh kushtet në të cilat një Pagani Zonda HP Barchetta, me vlerë 17 milionë euro (e fuqizuar nga motori V12, me aspirim natyral, 7.3 litra, i zhvilluar nga AMG) u reduktua në rrugët e Kroacisë.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, është e sigurt që rezultati i këtij ak sidenti do t’i kushtojë shumë pronarit të makinës.

Duke parë videon, e cila është postuar në Instagram nga profili i blogeres @bentley_flying_spur, kuptojmë disa detaje të tjera rreth kësaj çështjeje.

Në vendin e aksidentit, në Kroaci, shfaqet edhe një Ferrari dhe një Porsche (ndoshta ishte i ngushtë vendi i këmbimit të supermakinave në drejtime të kundërta) i cili, në funksion të fatit katastrofik të Pagani, nuk mund të mos fr enojë dhe të ndalojë për të parë se çfarë ndodhi.

Në vendngjarje ndodhet edhe pol icia. Për momentin nuk dihen shkaqet e ak sidentit, edhe nëse hipoteza më e mundshme rezulton të jetë hu mbja e kont rollit nga drejtuesi, ndoshta për shkak të shpejtësisë (duke marrë parasysh përmasat e rrugës, kjo hipotezë është mjaft e besueshme).

Ana e djathtë e Pagani tregon shenja të një g oditjeje të fortë, si në pjesën e përparme, ashtu edhe në pjesën e pasme. Kush e di se sa do të ku shtojë riparimi i tij…