P.ërd.hun.imi i 11-vjeçares, deputetja e Kosovës: Jam e sigurt se dikush e ka ditur

Opinioni publik në Kosovë është tronditur pak ditë më parë nga një ngjarje e rëndë, ku një 11-vjeçare është përdhunuar për 7 orë nga 5 persona.

Ngjarja ka ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun e një lagjeje në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur.

Sipas dyshimeve të para, fillimisht Shkelqim Kameri, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari, Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi.

Sipas prokurorisë, teksa 11-vjeçarja po ecte në park i janë afruar tre persona ku fillimisht e kanë ngacmuar me fjalë e pastaj e kanë tërhequr në një qoshe ku kanë filluar ta zhveshin.

Përdhunimi i 11-vjeçares, deputetja e Kosovës: Jam e sigurt se

Kjo ngjarje e rëndë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte Duda Balje, deputete ne Parlamentin e Kosovës (drejton Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione).

Deputetja e Kuvendit të Kosovës u shpreh se ka një defekt në sistem, duke nisur që nga familja, shkolla, sistemi gjyqësor dhe shoqëria. Sipas saj, është e pamundur që askush mos të ketë pasur informacion se çfarë po ndodh.

“Kemi komplet një defekt në sistem. Ka dështuar e gjithë shoqëria. 4-5 persona ka pasur informacione se çfarë po ndodh. Kemi ngritur shtetin në këmbë. Jam e sigurt se në mënyrë ligjore do të rregullojmë defektet.

Është diçka shumë, shumë e keqe dhe shpresojmë të mos ndodh më. Unë jam e sigurt, nuk është e mundur që vetëm vajza ta di. Vajza ka shoqëri, ka familje, dikush ka ditur. Nuk mund të ndodhë dy herë dhe të dijë vetëm vajza”, tha Balje.

Deputetja e Kosovës u shpreh se një faj të madh kanë edhe prindërit e së miturës.

“Prindërit janë hallka e parë. Unë nuk mund të vendos, por prindërit kanë faj të veçantë. Ne si nëna, edhe djemsh, duhet t’i edukojmë. Është kultura në familje se si duhet me trajtuar një vajzë, motër. Nëse nuk do që kjo të ndodhë te motra e nëna jote, mos e bëj te dikush tjetër”, u shpreh Balje.