Komshiu kap “mat” 30 vjecarin shqiptar ne Genova: Hyri nga dritarja e shtepise por..

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për grabitje. Mësohet se i arrestuari është një 30-vjeçar, por emri nuk është bërë publik ende. Ai u kap në një lagje të banuar në Genoa.

Sipas asaj që kanë bërë publike mediat, shqiptari bashkë me bashkëpunëtorin e tij, kishin hyrë nga dritarja në një banesë në rrugën Dodecaneso. Pas kësaj kishin nisur të kthenin përmbys çdo gjë, por ishin pikasur nga një fqinj.

Ky i fundit duke ditur që pronarët e banesës janë me pushime ka telefonuar policinë. Kur arritën agjentët, shqiptarët u hodhën nga tarraca dhe u përpoqën që të arratiseshin përmes pyllit.

Policët mundën që të kapnin një prej dy autorëve. Atij iu sekuestruan 980 euro cash, një orë Rolex dhe bizhuteri të tjera.