Bëhuni gati! Paralajmërimi i bujshëm i Ilir Metës: Ja ç’do ndodhë brenda 24 orëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se qytetarët do të mësojnë në këto 24 orët e fundit se kur do të jetë protesta e radhës.

“Shumë shpejt një nga protestat e para do të njoftohet këto 24 orë,” u shpreh ai.

Meta lajmëroi se do të ketë vazhdimisht protestat antikorrupsion që do të mbahen tek veprat e krimit që janë kryer.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se Partia e Lirisë ka një axhendë dhe se do të protestohet atje ku ka padrejtësi.

“Nuk mund të flasim për një datë konkrete për protesta në emër të të gjithë opozitës, opozitës së bashkuar, apo opozitës së vërtetë, pasi kjo nuk është shumë e rëndësishme. Qytetarët duhet të protestojnë për çdo padrejtësi.

Edhe kur u ndodh kolegëve tanë, apo çdo njeriu në komunitetin tonë. Partia e Lirisë ka një axhendë të sajën për të nisur protestat antikorrupsion, pikërisht për vetë veprat e krimit që janë kryer dhe po konsumohen.