Saranda me infrastrukturë të dobët dhe kosha plehrash të amortizuar këtë sezon veror, kryebashkiaku në ‘gjumë’

Qytet me gropa, baltë dhe kosha mbeturinash të amortizuar, janë këto disa nga problemet me të cilat përballen sarandjotët.

Këtë gjendje të mjerueshme që kur e dëgjon të duket e pabesueshme, një qytetare për JOQ Albania e ishte kthyer në Sarandë këtë sezon turistik për pushime, e tregon qartë përmes disa fotove ku shihet se rrugët e qytetit janë copë-copë, koshat e plehrave shumë të vjetër pa kapak dhe që kundërmojnë erë të pakëndshme për qytetarët.

Qytetarja thotë për redaksinë tonë se ka shkuar në Sarandë pas 6 vitesh, ndërsa ka vënë re se nuk është bërë asnjë ndryshim për të përmirësuar gjendjen infrastrukturore dhe menaxhimin e mbetjeve urbane.

Epo si duket kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma e ka lënë qytetin e bukur turistik në mëshirë të fatit, ndonëse vendi mbledh çdo vit turistë nga brenda dhe jashtë saj.

Ndaj qytetarja për JOQ i kërkon Gurmës të vërë dorën në zemër dhe të kthejë sytë nga Saranda dhe të kujdeset për të paktën për sezonin veror turistik që vjen, atë të vitit të ardhshëm.

Qytetarja:

Gjendje super e mjerueshme ne sarande. eshte per te ardh keq se si bashkia e Sarandes e menaxhon kete qytet dhe e ka len ne gjendje kaq te mjerueshme. Kisha pa ardh ketu 6 vite dhe dhe kur erdha se ketu konstatova se nuk ishte bere asnje punim apo permiresime te gjendjes infrastrukturore. rruget jan te pa shtruara dhe me gropa si ne vitet 90 dhe nuk lahen kurr. koshat e plerave jan prehistorik pa kapak dhe vijne er e tmerreshme gjithashtu edhe rruget qe jan te lara nga lengjet qe derdhen nga makina e plehrave. vendet ku rain koshat jan te kloruar dhe te pa lake kurr. nuk di cte them me por di te them qe Saranda eshte nje nga qytetet me te bukura turistik (te pakten per mua). I bej thirrje kryebashkiakut te ver dozen ne zemer e te bej dicka per sezonin veror te ardhshem sepse eshte gjendje e mjerueshme.