Gruaja jeр burrin me qera. Mijëra kërkeѕa

Ka kaq shumë punë të vogla në shtëpi, sa me kalimin e kohës bëhen mullar.

Kështu, një e re, nënë e tre fëmijëve, mendoi të hidhte në treg një shërbim të ri: “Merr me qera burrin tim të aftë”.

Ajo e bëri këtë për të fituar para shtesë, duke pasur parasysh se sa e vështirë është të mbërrish në fund të muajit kur ke një familje të madhe për të mbajtur.

Laura Young, një amvise britanike 41-vjeçare nga Bletchley, Bucks, hapi faqen e internetit “Rent my handy husband” dhe më pas e reklamoi atë në Facebook dhe aplikacionin popullor Nextdoor dhe u mahnit nga kërkesat e shumta që pari.

James, 41 vjeç, është shumë i zoti në montimin e mobiljeve, ndërtimin e rafteve, kopshtarinë, tjegulla, lyerje etj.

“Ai është i zoti në të gjitha gjërat rreth shtëpisë dhe kopshtit, kështu që mendova pse të mos i vë ato aftësi në dispozicion të grave të tjera që dëshirojnë ta punësojnë atë?”

Disa njerëz “e keqkuptuan dhe menduan se po e jepja me qera burrin për diçka tjetër por nuk do ta bëj kurrë një gjë të tillë”, saktësoi Laura, duke pranuar se “njerëzit janë vërtet të interesuar” për nismën e saj.

James e la punën si punëtor i turnit të natës në një magazinë dy vjet më parë për të ndihmuar gruan e tij me fëmijët e tyre, dy prej të cilëve janë au tikë.