E rëndë në Gjermani/ Shqiptari qëllon me sëpatë 27-vjeçaren ukrainase, policia e vret në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani, ku një 27-vjeçare është qëlluar me sëpatë, duke marrë plagë të rënda.

Mediat vendase raportojnë se e reja është qëlluar nga një 23-vjeçar, i cili është shqiptar nga Kosova, ndërsa ndodheshin në një apartament në Lowenberger Strasse, Berlin.

Raportohet se autoritetet morën një telefonatë nga fqinjët të cilët kishin dëgjuar një debat të fortë mes çiftit, por kur ata shkuan në banesë, e gjetën 27-vjeçaren të mbuluar nga gjaku, me plagë të rënda të shkaktuara nga goditjet me sëpatë. Për shkak se 23-vjeçari shqiptar bëri rezistencë ndaj policisë ai u qëllua për vdekje.

Gjithashtu bëhet me dije se 27-vjeçarja është ukrainase, ndërsa marrëdhënia mes autorit dhe viktimës është ende e paqartë.