Vali Corleonen e joshin 4 femra në hotel/ Dy burra i vjedhin Audin luksoz me a.r.më

Pak javë më parë Valentino Corleone u bë kryefjalë e mediave pasi u bë publik lajmi se u plagos me armë zjarri në këmbë nga e dashura e tij. Ai deklaroi se ata kishin qenë duke luajtur me dënime dhe e dashura e tij e cila e quan atë “babi” kishte qarë para se ta qëllonte.

Ky personazh kontravers i mediave shqiptare është përfshirë në një tjetër situatë të rrezikshme pasi ka rënë pre e joshjes së disa vajzave.

Corleone kishte shkuar në një hotel të Gjilanit për të kaluar natën me një shqiptare e një serbe. Treshes i ishin bashkuar edhe dy vajza nga Maqedonia e Veriut të cilat e futën në kurth.

Teksa ishin duke u argëtuar, njëra nga vajzat doli nga dhoma për të marrë pije dhe brenda u futën dy persona të armatosur. Nën kërcënimin e armës ata e detyruan që të deklaronte duke e regjistruar zërin e tij nëpërmjet telefonit se i se ka atyre borxh 100.000€.

Pengmarrësit e kanë detyruar Corleonen që t’i çojë me automjetin e tij në kufirin e Kosovës me Maqedoninë e Veriut. Pasi zbritën, personat e armatosur i vodhën mjetin luksoz Audi SQ7 në këmbim të borxhit që ata pretendonin se i kishte dhe u zhdukën.

Pas tre ditësh, Corleone ka denoncuar ngjarjen në polici duke bër të ditur për efektivët, emrin e njërit prej autorëve të grabitjes.