Bashkshorti i organizon pritje madhështore Arbana Osmanit dhe bebit: “Mirëseerdhe Zoi!”

Moderatorja Arbana Osmani dhe bashkë me të porsalindurën, Zoi kanë lënë ambientet e spitalit duke u kthyer në shtëpi. Si duket partneri i moderatores, Eduart Grishaj ka menduar që vajzën e tij të Porsalindur dhe Arbanën t’i presë me një festë madhështore. Eduarti ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale pamje ku tregon vendin e zbukuruar për të mirëpritur të voglën e tij.

Nga pamjet e shpërndara nga regjisori shikohet se mbizotron ngjyra rozë. Shtëpia e Arbanës dhe Eduartit është ‘veshur’ me rozë teksa nuk mungojn lulet, torta, tullumbacet dhe mbishkrimi: “Mirëseerdhe Zoi.”