SubhanAllah/Mumia e gruas me një “drapër” në fytin e saj, mendohet se është Zombi

Zbulimet janë bërë gjatë punës arkeologjike në një varrezë të shekullit të 17-të në fshatin Pien. Studiuesit zbuluan gjithashtu se mbetjet skeletore kishin një kapak mëndafshi në kokë, që tregonte se kishte një status të lartë shoqëror dhe një dhëmb të dalë.

Udhëheqësi i ekipit, profesor Dariusz Poliński nga Universiteti Nicholas Copernicus tha se forma e varrimit ishte e pazakontë.
“Mënyrat për t’u mbrojtur nga kthimi i të vdekurve përfshijnë prerjen e kokës ose këmbëve, vendosjen e të ndjerit me fytyrën poshtë për të kafshuar në tokë, djegien e tyre dhe thyerjen e tyre me një gur.

Drapani nuk ishte i shtrirë, por i vendosur në qafë në mënyrë të tillë që nëse i ndjeri do të ishte përpjekur të ngrihej, ka shumë të ngjarë që koka të ishte prerë ose lënduar”, u shpreh ai.