Kujdes Mos i fusni me ne goje keto ushqime..!? Ja cfare i shkaktojne melcise suaj..!?

Kujdes Mos i fusni me ne goje keto ushqime..!? Ja cfare i shkaktojne melcise suaj..!?

heqeri nuk është i keq vetëm për dhëmbët tuaj, por mund ta dëmtojë edhe mëlçinë. Sasia e tepërt e sheqerit të rafinuar dhe shurupit të misrit shkakton depozita yndyrore të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë. Disa studime tregojnë se sheqeri mund të jetë i dëmshëm për mëlçinë si alkooli, edhe nëse nuk jeni me mbipeshë. Kjo është një tjetër arsye për konsum të kufizuar të ushqimeve me sheqerna të shtuara, si ëmbëlsirat dhe sheqerkat.

SHTOJCAT BIMORE. Edhe nëse në etiketë shkruan “natyrore”, kjo nuk do të thotë se është e mirë. Për shembull, disa e përdorin bimën kava-kava për trajtimin e simptomave të menopauzës ose për relaksim. Megjithatë, studimet kanë treguar se kjo barishte mund ta dëmtojë seriozisht mëlçinë. Konsultoheni me mjekun para se të merrni preparate bimore.

MBIPESHA. Mbipesha mund të çojë në mëlçi të yndyrshme. Nëse jeni me mbipeshë apo keni diabet, gjasat janë më të mëdha për paraqitjen e mëlçisë së yndyrshme. Ushqimi dhe ushtrimet mund ta ndalojnë sëmundjen.

TEPRICA E VITAMINËS A. Trupi ka nevojë për vitaminë A, e cila mund të merret nga frutat dhe perimet. Nëse merrni suplemente në një dietë me doza të larta të vitaminës A, atëherë mund ta teproni dhe ta dëmtoni mëlçinë. Konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni vitamina.

PIJET E GAZUARA. Disa hulumtime tregojnë se pijet e gazuara shkaktojnë mëlçi të yndyrshme.

PARACETAMOLI. Nëse keni dhimbje koke apo ndjeni dhimbje në shpinë, atëherë përdorni analgjetikë të cilët përmbajnë paracetamol. Nëse merrni shumë paracetamol, mund ta dëmtoni mëlçinë. Merreni dozën e rekomanduar dhe shmangni problemet.

ACIDET TRANSYNDYRORE. Acidet transyndyrore përdoren tek ushqimet e gatshme dhe produktet e furrës. Përveçse ushqimi i tillë ju trashë, ai gjithashtu e dëmton mëlçinë. Para se ta blini atë, kontrolloni listën e përbërësve. Edhe nëse shkruan se produkti ka 0 gram të acideve transyndyrore, ai ende mund të përmbajë sasi të vogla, transmeton koha.net.

ALKOOLI. Sigurisht e dini se alkooli është i dëmshëm. Nuk keni nevojë të jeni të varur nga alkooli për ta dëmtuar mëlçinë.