Ѕhkolla e meѕme , ofron rriрa falaѕ për të rinjtë që i mbajnë pantallonat të varura

Një shkollë e mesme në Karolinën e Jugut ka nisur një fushatë që ofron rripa për nxënësit me pantallona të varura.

Fushata “No More Sagging” inkurajon adoleshentët të vishen siç duhet. Sipas iniciatorëve, kjo fushatë ka për qëllim t’i mësojë të rinjtë “të respektojnë veten”.

“Nëse doni respekt, së pari duhet të respektoni veten. Nëse i mbani pantallonat të varura, kjo tregon një qëndrim negativ ndaj jush. Prandaj ne duam t’u mësojmë fëmijëve që nëse doni të respektoheni dhe nëse doni respekt, atëherë duhet të tregoni respekt,”, tha Thomas Ravenell për mediat lokale.

Në vitin 2016, zyrtarët në Karolinën e Jugut miratuan një urdhëresë që gjobiste njerëzit që visheshin në këtë mënyrë. Sipas autoriteteve, urdhëresa ka të bëjë me “integritetin dhe respektimin e vetvetes”. /abcnews.al